Sipas kërkimeve shkencore, forma e fytyrës, të ardhurat e burrit dhe gruas por edhe kualifikimet janë disa nga “shenjat” që parashikojnë tradhtinë. Por një studim tjetër nga Universiteti i Albertës ka zbuluar një tjetër shenjë që “parashikon” tradhtinë.
Shkencëtarët thonë se shkëmbimet e shpeshta të mesazheve “dinake” , një fenomen i njohur gjerësisht si sexting, lidhen me më shumë shanse për tradhti.Studimi tregoi se ata që angazhohen shpesh në sexting kanë më shumë gjasa të tradhtojnë partnerin e tyre.
“Sexting nuk duket të jetë pjesë e një marrëdhënieje normale dhe të shëndetshme mes dy të rriturve”, tha Michelle Drouin. “Njerëzit që merren me sexting duket se kanë nivele më të ulëta të përkushtimit ndaj partnerit të tyre dhe janë më të pasigurt – sepse mund të kenë frikë se partneri do t’i braktisë”, shton ajo.
Ky studim është më gjithëpërfshirësi deri më sot mbi temën e sekstingut, duke përfshirë njerëz të të gjitha moshave në krahasim me të tjerët të këtij lloji që fokusohen tek adoleshentët ose të rinjtë. /abcnews.al