Zajmi: Kjo Shqipëria e Rejës, më gëzon produkti shqiptar

schedule23:46 - 14 Tetor, 2019

schedule 23:46 - 14 Tetor, 2019

Uvil Zajmi, ish-arbitër në futbollin shqiptar, mendon se që futbolli të ecë përpara duhen ndërtuar strategji. Në emisionin “Pressing” në ABC News ai foli edhe për trajnerin aktual të kombëtares,. Edoardo Reja.

“Problemi i një ekipi kombëtar është strategjia. Më jep kënaqësi kur Cikalleshi shënon 6 gola, e kemi pasur në fushat tona. Kemi edhe Trashin produkt i futbollit tonë. Trajneri vjen në katër ditë këtu. Në Itali i sheh lojtarët brenda kampionatit, kurse ne i kemi jashtë dhe trajneri është menaxher. Kërkohet një strategji afatgjatë”, tha Zajmi.

Ndër të tjera ai shtoi në lidhjen me Rejën: “Duhet parë mirë çështja e trajnerit. Reja po e krijon një skuadër. Nuk është e lehtë të vendosësh një trajner. Kjo skuadër praktikisht është e këtij trajneri”. /abcnews.al