Zaida Çobo pas takimit me Veliun: Tërhoqa padinë ndaj tij, çështjes së djalit do i shkoj deri në fund

schedule19:29 - 7 Qershor, 2020

schedule 19:29 - 7 Qershor, 2020

Disa ditë pasi i publikoi pamjet me pistoletë të Zaida Çobos, nënës së djalit që u dhunua nga policia tek Liqeni Artificial, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me këtë të fundit.

Veliu priti sot Çobon në zyrën e tij duke u përpjekur të sqarojë kontekstin e komentit të bërë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku përdori etiketime morale.

Ndërkohë, Zaida Çobo ka dhënë më shumë detaje nga ky takim. Ajo i është përgjigjur interesit të Abc News, nëse ka tërhequr padinë e ngritur nga kjo e fundit për Ardi Veliun.

LEXO EDHE: “E shikoni çfarë familje”, Ardi Veliu takon Zaida Çobon pasi i publikoi videon me armë

Çobo ka pranuar se ka tërhequr padinë që ajo personalisht ngriti për drejtorin e policisë, sepse dëshiron të japë një shembull të mirë, ndërsa thotë se çështjen e djalit do e çojë deri në fund, shkruan abcnews.al

“Padinë personale të tij po e kam tërhequr sepse jemi njerëz e duhet të japim një shembull pozitiv, ndërsa nga çështja e djalit jo, do ti shkoj deri në fund”, ka thënë Çobo.

Kujtojmë se në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare,disa ditë më parë  teksa u pyet për dhunimin e djalit të mitur me pretendimin se kishte thyer karantinën, Veliu nxorri një video të saj me armë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen e saj. Videon e publikuar nga Veliu rezultoi të ishte e shkëputur nga një film ku Çobo kishte marrë pjesë si aktore.

Pas kësaj Zaida Çoba, dorëzoi një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës për Drejtorin e Policisë Ardi Veliun, pasi pretendoi se ky i fundit i ka cënuar dinjitetin dhe nderin pas publikimit të të dhënave personale dhe kërkonte të dëmshpërblehej me shumë prej 1 milionë lekësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!