Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka votuar ditën e sotme bashkë me bashkëshorten e tij Zorica Zaeva në Strumicë. Pas votimit, Zaev është shprehur për mediat se këto zgjedhje janë me rëndësi të veçantë edhe pse mbahen në një kohë ndryshe nga të tjerat.
Sipas tij, nga këto zgjedhje varet pozita dhe mënyra sesi do të jetë jeta e qytetarëve në katër vitet e ardhshme.
Zaev deklaroi:
“Me të vërtetë, këto janë zgjedhje më ndryshe se të tjerat, por nuk janë më pak të rëndësishme. Shumë janë të rëndësishme për shkak se rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton pozitën dhe si do të arrijmë për katër vitet e ardhshme dhe gjithsesi, si do të jetë jeta e qytetarëve në katër vitet e ardhshme. Besoj se me pozitivitetin tonë dhe fushatën promovuese, kemi arritur t’i bindim qytetarët se koalicioni i udhëhequr nga LSDM, koalicioni “Mundemi” pret mbështetjen më të madhe.” /abcnews.al/