Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zaev pas deklaratës së Varheleyi për anëtarësimin në BE: Do të gjejmë zgjidhje me qeverinë e re të Bullgarisë

schedule12:17 - 5 Maj, 2021

schedule 12:17 - 5 Maj, 2021

Pas deklaratës në Shkup të komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi, se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, ka reaguar kryeministri Zoran Zaev.

Për mediat vendase ai ka deklaruar se Shkupi do të gjejë patjetër një zgjidhje me Bullgarinë në mënyrë që ajo të mos jetë pengesë për integrimin e vendit në BE.

Zaev tha se Bullgaria ka përpara zgjedhjet parlamentare, dhe me një qeveri të re të formuar nga presidenti Radev, Maqedonia e Veriut pret bashkëpunimin më të mirë nga politikanë të përgjegjshëm.

Në nëntor të vitit të kaluar Bullgaria, bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti i këtij vendi kanë “rrënjë bullgare”.

Sa i përket negociatave, eurokomisioneri nuk e ka përjashtuar mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën për anëtarësimin në BE./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!