Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoan Zaev ka reaguar pas deklaratës së presidentit bullgar Rumen Radev, se Bullgaria dëshiron garancia të qarta për sigurinë e tyre dhe interesat kombëtare.
Zaev tha se nëse shikohet edhe emri i shtetit “Maqedonia e Veriut”, i njëjti sipas tij, tregon se shteti nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë ose vendeve tjera fqinje.
“Nuk kemi asnjë dyshim për të dhënë garancia. Ne jemi popull paqësor dhe nga ne mund vetëm të pritet ndërtim të miqësisë dhe bashkëpunimit.Përfundimisht mendoj se presidenti Radev, që është lider evropian, mund të bëjë hapa pozitiv, me çka do t’i jep mundësi zhvillimit të miqësisë sonë dhe të mos mbeten gjurmë në mes dy popujve”, ka thënë Zaev.
Ai shtoi se me qëllim që procesi të ketë sukses ka marrëveshje që të mos shpalosen detaje.
“Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet dhe politikat e mia, siç marrë pjesë në sukses. Sot, shteti ynë respektohet më shumë se kurrë”, është shprehur ndër të tjera ai./abcnews.al