Zaev: Nëse dështojnë zgjedhjet, ndryshime kushtetuese

schedule09:30 - 19 Prill, 2019

schedule 09:30 - 19 Prill, 2019

Kryeministri Zoran Zaev pret mbështetje edhe më të madhe të shqiptarëve se ajo e viti 2016 ne zgjedhjet presidenciale që mbahen të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Duke folur në një intervistë televizive, Zaev tha se qytetarët janë vetëdijësuar që çdo votë kundër kandidatit të maxhorancës, Stevo Pendarovski është votë e hedhur në kosh. Ai madje kritikoi Blerim Rekën, kandidatin e partive shqiptare te opozites, duke theksuar se ditët e fundit ka partizuar fushatën e tij. Zaev u shpreh se lidhja e Rekës me kandidaten e VMRO-DPMNE, Siljanovska, vetëm se ka demotivuar votuesit shqiptarë.

Kryeministri Zoran Zaev u shpreh se nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale do të iniciohen ndryshime kushtetuese me qëllim që presidenti të zgjidhet në kuvend ose të hiqet kuorumi. Zaev megjithatë u shpreh i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!