Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se pas dhurimit të tetë mijë vaksinave të para, Serbia do të dërgojë edhe dy dërgesa të tjera me vaksina.
Zaev në fjalën e tij ka theksuar se së shpejti Serbia do të sjellë një dërgesë prej 20 mijë vaksina kundër COVID-19.
“Dëshiroj të falënderoj Serbinë, presidentin dhe Qeverinë për ndihmën e dhënë”, tha Zaev duke shtuar se vaksinat janë ruse, përkatësisht “Sputnik”.
Zaev përmendi se vaksina është e sigurt dhe se sa më shpejt të përfundojë imunizimi i popullatës në mënyrë që të përundojë pandemia e koronavirusit.
“Ju bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të përfundojë imunizimi dhe të dalim nga kjo pandemi”, tha Zaev./abcnews.al