Zaev: Maqedonia e Veriut ka nevojë për zgjedhje të shpejta

schedule11:55 - 28 Maj, 2020

schedule 11:55 - 28 Maj, 2020

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është shprehur se Maqedonisë së Veriut i duhen zgjedhje në afatin e parë të mundshëm për të pritur valën e re të koronavirusit të përgatitur plotësisht në vjeshtë.

Qytetarët dhe shteti kanë nevojë për institucione me legjitimitet të plotë për të krijuar kushte për normalitetin e ri, me aftësi të plotë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe të rifillojmë ekonominë e Maqedonisë”, tha Zaev.

Zaev përmes një video të postuar thekson se normalizimi i ri do të thotë organizim të zgjedhjeve sipas protokolleve dhe njëqind përqind zgjedhje të sigurta për qytetarët për shëndetin e tyre dhe për të gjithë të përfshirët në procesin zgjedhor./abcnews.al