Lidhja social-demokrate ka vendosur që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse kryeministri Zoran Zaev kishte paralajmëruar një mundësi të tillë, nëse nuk do të merret këtë verë data për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pas mbledhjes së Këshillit Qëndror të LSDM-së, Zaev tha se zgjedhjet nuk sjellin gjë tjetër po radikalizimit, nacionalizimit dhe ndarjes në shoqëri. Ai tha se është vendosur për riformatim të qeverisë, por jo më shumë se të tetë ministrive.
Zaev njoftoi për ndryshimin edhe së paku të 20 drejtorëve. Ndryshimet tha do të bëhen deri në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm. LSDM-ja në mbledhjen e Këshillit Qendror ka zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, ndërsa nënkryetarët e partisë do të zgjidhjen në një nga mbledhjet e ardhshme të organeve partiake./ABC News Albania 24/7