Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sonte para selisë së partisë tha se gjëja e parë që do t’i thotë liderit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit është ruajtja e vlerave të partisë.
“Këto janë liria, solidariteti, demokracia, barazia dhe ruajtja e kapacitetit dhe potencialit demokratik, sepse kjo parti i duhet shtetit.
LSDM është një nga partitë më të mëdha shtetformuese që në gjithë këto 30 vite pavarësi ka luajtur rolin e saj shtetëror.
Amaneti që të fitoj në zgjedhjet e ardhshme, që LSDM-ja dhe vlerat e saj të zbatohen edhe më shumë”, tha Zaev në një prononcim për TV 24.