Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e fundit të BE për të mos pasur një datë zyrtare për hapjen e negociatave.
Zaev përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se integrimet evropiane nuk duhet të jenë peng i kontesteve bilaterale.
“Bisedimet me Bashkimin Evropian nuk duhet të shndërrohen në bisedime me Bullgarinë. Përparimi ynë në integrimet evropian duhet të varen nga reformat e brendshme lidhur me kapitujt, legjislacioni i BE-së dhe arritjes së standardeve evropiane”, shkroi Zaev.
Sipas tij, liderët evropianë duhet të marrin parasysh se dëshpërimet e pafund hapin dyert dhe i inkurajojnë skeptikët evropianë dhe pikërisht BE duhet të gjejë formulë se si do ta mbajë fjalën dhe të vazhdojë me zgjerimin e Ballkani Perëndimor.
Zaev ndër të tjera shkruan se është dëshmuar guxim dhe vullnet i sinqertë në lidhje me zgjidhjen e kontesteve bilaterale duke respektuar dhe mbrojtur, siç thekson ai, dinjitetin nacional.
“Në bisedime ose në kornizën negociuese nuk duhet të vendosen çështjet bilaterale. Është precedent i rrezikshëm, dhe ky është qëndrim edhe i vendeve të tjera të BE-së. Identiteti maqedonase nuk mund të jetë lëndë në bisedime. Askush dhe me asnjë akt nuk duhet ta vendosë si çështje dinjitetin njerëzor, barazinë dhe solidaritetin dhe të drejtat e njeriut”, shkruan ndër të tjera kryeministri maqedonas./abcnews.al