Zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Pablo Zaableta, ka analizuar atë që pret nga ndeshja e kuqezinjve përballë Moldavisë sot në Kishinau.
“Kur ti ke një 11-she që funksionon, luan e merr rezultate, nuk ke arsye pse të ndryshosh, kjo është pse nuk ndryshuam, kemi edhe lojtarë stoli shumë të mirë që mund të futen e na japin një dorë. Menduam se është formacioni më i mirë, presim ndeshje shumë të vështirë. Shpresojmë të marrim një performancë shumë të mirë sot.
Do të vazhdojmë të luajmë si luajmë normalisht në çdo ndeshje, të jemi proaktive,. E dimë që kem luajtur futboll të mirë kohët e fundit, është forca jonë se kemi lojtarë teknikë, duhet të jemi të organizuar edhe në mbrojtje. Ata janë të shpejt në kundërsulm dhe të rrezikshëm në goditje standarte. Janë një ekip i mirë goditjet e këndit, goditjet e dënimit, etj.
Ne u kemi thënë lojtarëve të shmangin faullet dhe goditjen e dënimit pranë zonës se janë të mirë në standarte. Sidomos në shtëpi janë të mirë në goditje dënimi, kanë 4-5 lojtarë që janë të aftë në zonë, kanë shënuar 3 herë në goditje këndi dhe duhet ta shohim këtë gjë me kujdes. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të zgjuar në situata të tilla që të mbrohemi mirë dhe të shmangim këto situata e mbrohemi mirë.
Ne e dimë që të gjithë shqiptarët po presin për një skuadër që të marrë pikët sot e kualifikohet për Europianin, ne nuk mund të kontrollojmë euforinë. Por padyshim ne kemi folur me lojtarët, jo që të ndryshojmë por të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë se kanë luajtur shumë mirë, duhet të jenë të fokusuar, por duhet të provojnë për fitoren. Luajnë për veten, të argëtohen, shpresojmë t’ia dalim dhe të bëjmë Shqipërinë, të gjithë kombin e njerëzit krenare, por në presim 95 minuta shumë të vështira sot.
Që kur kemi ardhur në Shqipëri, kemi qenë shumë të lumtur që punojmë me njerëz fantastikë. Dhe ata na kanë dhënë gjithmonë një mikpritje të madhe dhe i jam gëzuar punës në Shqipëri. Ne e dimë që është një hap i fundit, duhet të sigurohemi që të kemi shansin që të shkojmë në Europian. Për mua si një latino-amerikan, mund të ishte e pamundur. mendoj se Europiani është më e afërta që mund të arrish me Botërorin, në aspektin e atmosferës e stadiumeve. Ndaj kryqëzojmë gishtat që të jetë një mundësi e jashtëzakonshme”, tha Zabaleta për “SuperSport” para sfidës./ h.ll/abcnews.al