Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Me anë të një statusi në Twitter, ambasadorja Kim ka rikthyer deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili vendosi në “listën e zezë” deputetin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshin.
Këtij të fundit iu refuzua viza për në SHBA në vitin 2018. Teksa ka shpërndarë deklaratën e vitit 2018, Kim shkruan se ia vlen të kujtohet njoftimi i DASH, duke shtuar se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruan ajo.
As Albania’s election authorities prepare elections, it is worth recalling this designation, which was made by the US Secretary of State after careful review of information. Surely, Albania’s voters deserve better than this. https://t.co/VguZvYLwuI
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 8, 2021
Kujtojmë se ambasadorja Kim ka bërë thirrje vazhdimisht për pastërtinë e kandidatëve në zgjedhje. Thirrjet e diplomates amerikane i ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se nuk kanë nevojë t’i tregojnë detyrat. g.v/abcnews.al