Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim bën me dije se fokus i takimit ishte bashkëpunimi Shqipëri-SHBA në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Yuri Kima u shpreh mirënjohëse dhe krenare për bashkëpunimin e dy vendeve, ndërsa tha se 2022 ishte viti i parë me prani të qëndrueshme të ushtrisë amerikane në Shqipëri.
1/2 Thanks PM @ediramaal , Defense Minister @nikopeleshi & Chief of Defense General Kingji for a productive meeting this morning to review historic progress to strengthen ???? defense cooperation. 2022 marks the year of the first sustained ?? military presence in ?? .
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 16, 2022
“Ne mezi presim të punojmë ngushtë me Shqipërinë në vitin 2023 për të siguruar që mbështetja për trajnime dhe pajisje plotëson nevojat, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s. Gjithashtu presim me padurim #DefenderEurope2023 . Jemi krenarë që jemi gjithmonë krahperkrah “, shkruan Yuri Kim./abcnews.al/.


