Youtube-ri i zgjedhur deputet përjashtohet nga parlamenti japonez

schedule09:45 - 15 Mars, 2023

schedule 09:45 - 15 Mars, 2023

Kuvendi i Japonisë i ka hequr statusin e deputetit Yoshikazu Higashitanit, për shkak se nuk ka shkuar as edhe një herë në Parlament që kur u zgjodh si deputet, korrikun e kaluar.

Higashitani është i njohur në Japoni si “youtuber”, i cili me videot e tij merret me botën e spektaklit në Japoni. Higashitani, i njohur në YouTube si “GaaSyy” ka ankimuar masën ndaj tij, duke shtuar se ka frikë të kthehet në Japoni nga frika se mos arrestohet.

Siç shpjegohet nga mediat vendase, ligjvënësit japonezë janë të imunizuar nga arrestimi, por sapo “GaaSyy” të humbasë mandatin, ai mund të arrestohet.

Ky është përjashtimi i parë i një kongresmeni në Japoni që nga viti 1951 dhe i treti sipas Kushtetutës aktuale të hartuar pas Luftës së Dytë Botërore. Para se të bëhej i famshëm, 51-vjeçari Higashitani “shijonte një mënyrë jetese ekstravagante me para, pije alkoolike dhe gra, së bashku me miqtë e tij në biznesin e spektaklit”.

Ai gjithashtu vuante nga varësia nga kumari. Vitin e kaluar, ai hapi një kanal në YouTube në të cilin ekspozoi skandalet e supozuara që përfshinin disa të famshëm në vend, për të cilat ai grumbulloi më shumë se 1,3 milionë abonentë.

Popullariteti i tij në internet tërhoqi vëmendjen e partisë NHK, një parti që ka vetëm dy vende në Senat.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!