Young karikon popullin zikaltër: Faleminderit për mikpritjen, kam ardhur për trofe

schedule21:50 - 17 Janar, 2020

schedule 21:50 - 17 Janar, 2020

Antonio Conte e ka të qartë që nevojiten lojtarë me eksperiencë për të rrëzuar Juventusin nga froni. Zikaltrit po zhvillojnë një kampionat fantastik dhe ndodhen dy pikë poshtë bardhezinjve kryesues.

Sot ishte dita e prezantimit të Ashley Young. Ish-kapiteni i Manchester United do të përforcojë krahët e mbrojtjes (i bën të dyja rolet) dhe dualiteti i tij taktik i nevojitet trajnerit. 34-vjeçari është i emocionuar për aventurën e re dhe ka një premtim për tifozët.

Tifozëve u them që do të vijojmë me fitore, ky është shkaku pse kam ardhur këtu. Sot ka qenë një ditë e bukur, i falënderoj të gjithë për mikpritjen. Është një ndjesi fantastike, është si të jesh pjesë e familjes“, thekson Ashley Young. /abcnews.al