Yoshihide Suga pritet të jetë kryeministri i ri i Japonisë

schedule10:42 - 14 Shtator, 2020

schedule 10:42 - 14 Shtator, 2020

Yoshihide Suga, pritet të jetë dhe zëvendësuesi i ri i Shinzo Aben në postin e kryeministrit të Japonisë.

Mediat e huaja raportojnë se Partia japoneze në pushtet, Partia Liberal-Demokrate,  ka përzgjedhur Yoshihide Suga si shefin e saj të kabinetit.

Suga ka fituar lehtë zgjedhjet, duke siguruar 377 nga 534 votat valide të ligjvënësve të partisë dhe përfaqësuesve rajonalë.  Rivalët e tij, ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba dhe shefi për politika në Partinë Liberal-Demokrate, Fumio Kishida, kanë qenë pas.

Ndërkohë pritet që të mërkurën, duke marrë parasysh shumicën që siguron partia e tij në parlament, pritet të fitojë votat e mjaftueshme dhe të bëhet kryeministër, pasi Abe ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

Si këshilltar i deritashëm qeveritar, 71-vjeçari Suga konsiderohet si figurë stabel dhe vazhdues i politikave të Abes. Ai ka thënë specifikisht se kandidatura e tij është motivuar nga dëshira për të vazhduar programin e kryeministrit në shkuarje.

Abe, ka thyer rekord si kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Japoni para se të largohej nga zyra, nuk ka përkrahur publikisht asnjë kandidat që ka garuar për shef të ekzekutivit. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!