Ylli: Reforma në sport? Qeverisë i digjet mjekra, e ne i themi ta ndezim një cigare

schedule22:45 - 9 Korrik, 2020

schedule 22:45 - 9 Korrik, 2020

Fidel Ylli, deputet i PS-së, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Paketa e Sportit, ose më saktë një reformë, ishte kryefjala e deklaratës së Yllit, i cili pranoi se me atë sekretar në krye të Komisionit, janë ndryshuar shumë ligje.

“Reforma në sport i indiciua nga Federata e Futbollit dhe më pas me Qeverinë e Shqipërisë, në mars mos gaboj, dhe u përcaktua një afat 3 mujor. U ngritën grupe pune dhe kjo reformë, ka kaluar disa vendime që mori tavolina e reformës.

Unë kam qenë si sekretar i këtij Komisioni dhe arritëm të bënin ndryshime në kodin penal për dhunën në stadiume, kemi kaluar taksën 6% të TVSH-së, për ndërtimin në stadiume. U detyruam të ndërhynim dhe në disa ligje të tjera sportive. Kur flasim për reformë sportive, kjo që ne bëmë me dhunën në stadiume, nuk ka të bëjë thjesht me ligjin e sportit, por ndryshuam ligjin, dhe institucione tjera kanë vendimmarrje.

Pra, kur thamë që e hapëm reformën, kjo reformë po zgjat, por mos harroni që brenda një periudhe 6-mujore, i kanë ndodhur dy gjëma të mëdha vendit tonë, tërmeti dhe pandemia. Qeverisë i digjet mjekra, e ne t’i themi ta ndezim një cigare dhe të flasim vetëm për sport. Kur e kemi marrë ligjin e sportit në vitin 2017, 37 herë ka qenë fjala ministër, atëherë ishte në Qeveri partia e PD-së.

Detyra e shtetit dhe e Ministrisë, është të subvencionojë sportin. Politikën e bën vetë Federata, kë do sekretar e kë jo. Ne duam që politika të rrijë larg nga sporti, kjo ishte një risi në ligj. Sportistët elitarë, nuk kanë qenë kurrë në ligj, ne i kemi futur. I kemi dhënë prioritete sportistëve elitarë. Pas 3 vitesh, ne ishim të detyruar të ndërhynim, pasi kishim shumë ligje që kishin të bënin me futjet në stadiume. Ne duhet të ndërhynim që të heqim Bashkitë nga kreu i klubeve”, tha Ylli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!