Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, foli për sportin në Shqipëri, duke u ndalur edhe tej jeta mes sportit dhe politikës. Ai u shpreh se shkëputja e tij nga politika erdhi pasi mendoi se 12 vite ishin mjaftueshëm për një politikan dhe se vjen një moment që duhet ndryshojnë gjërat për të ecur përpara.
Më tej u shpreh se deri më tani i është dedikuar ndryshimit të lëvizjes Olimpike. “Unë kam lënë bizneset e mia, punën time dhe i jam dedikuar për të kontribuar dhe për të trokitur në dyer ministrish, por për të kërkuar para për sportin për projekte për ekipe sportive”, u shpreh ai.
Pjesë nga intervista në studio:
Përse e lë politikën, biznesin dhe merresh me këtë gjë?
Fidel Ylli: 12 vite janë shumë për një politikan sepse uji po qëndroi në një vend qelbet. Duhet të qarkullojnë elitat sepse ndryshe nuk ecën ky vend. Në politikë hyra me ftesë të shokut tim Edi Rama, duke më thënë që duhet të kontribuoj në sport. Të mos harrojmë që është bërë stadiumi i Elbasanit, ligje të mira, stadiumi i Shkodrës, i Kukësit, u bë “Air Albania”. U bë parku Olimpik, peshëngritësit tanë rrinin në lagështirë. Tani është në parkun olimpik me zyra moderne. Janë bërë 446 palestra dhe po nuk pate mbështetjen e qeverisë je kot presidentit pra.
Ligji për rikthimin e basteve online. Përse e mbështet?
Fidel Ylli: Unë as nuk luaj baste as i promovoj , as kazinotë. Por basti është një ves dhe nuk e mbyll dot vesin me ligj. Ia kam thënë kryeministrit publikisht. Zoti kryeministër bastet nuk i mbylli Enver Hoxha nuk i mbyllim dot ne sepse do të legalizohet e zeza. U bë mirë që u mbyll, sepse ishin bërë poshtë pallatit 30 copë. U mbyllën? Por duhej bërë një studim për të gjitha. Ne nuk shpikim rrotën, baste ka në Greqi, Rumani Francë, Amerikë. Kush jemi ne fanari ndriçues në të gjithë botën? I ikin Shqipërisë 500 milionë euro në vit. Si është më mirë, t’i nxjerrim bastet në dritën e dielli, apo t’i lëmë në të zezë? Lekët ikin jashtë Shqipërisë, asnjë taksë nuk u merr.
Sa merr sporti?
Fidel Ylli: Do të marrë pa frikë 10 milionë dollarë.
/abcnews.al/