Ylli më i madh në botë, publikohet fotoja më e qartë që ka dalë ndonjëherë

schedule12:08 - 19 Gusht, 2022

schedule 12:08 - 19 Gusht, 2022

Astronomët kanë arritur të shkrepin foton më të qartë që është bërë ndonjëherë deri më tani të yllit më të madh në botë.

Bëhet fjalë për yllin kolosal R136a1, një yll që në të kaluarën është vëzhguar me Teleskopin Hapësinor Hubble dhe teleskopë të tjerë me bazë tokën, por asnjëherë me qartësinë e mjaftueshme për syrin e njeriut.

Fotoja e re e yllit ka tre herë më shumë rezolucion të mirë, sesa ajo që është shkrepur me Teleskopin Hubble.

Fotoja e re e bërë me Teleskopin Ndërkombëtar Gemini Jugor me diametër 8.1 metra jep më shumë informacione për yllin më të madh në botë. Sipas përditësimeve të fundit ylli është 170 deri në 230 herë më i madh se Dielli dhe jo 250 deri në 320 siç ishte vlerësuar në të kaluarën.

Shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar plotësisht se si u formua një yll kaq i madh, me një masë përafërsisht 100 herë më të madhe sesa dielli.

Publikimi i fotos është bërë në revistën e astrofizikës “The Astrophysical Journal”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!