Ylli Manjani uron Ditën e Drejtësisë me foton e pazakontë para Gjykatës Kushtetuese

schedule20:47 - 10 Maj, 2020

schedule 20:47 - 10 Maj, 2020

Ylli Manjani ka uruar në një mënyrë të pazakontë Ditën e Drejtësisë. Ish-ministri i Drejtësisë, ka zgjedhur mënyrën më ironike për të uruar këtë ditë.

“Se na doli nga mendja. Gëzuar ditën e drejtësisë!”, shkruan ish-ministri, ndërsa në foto shfaqet një person që urinon tek hyrja e Gjykatës Kushtetuese.

Ngërçi tek kjo e fundit që erdhi si pasojë e Reformës në Drejtësi ka sjellë shpesh herë tensione të forta në atmosferën politike të vendit.

Kujtojmë se 10 maji është shpallur Dita Kombëtare  Drejtësisë, pasi më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!