Ylli Manjani fiton betejën me COVID-19: I kursyem qeverisë 4 vaksina

schedule13:04 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 13:04 - 25 Dhjetor, 2020

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zbuluar se e ka fituar betejën me COVID. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai shprehet se pas 10 ditësh kthehet përsëri në normalitet.

Ai i thotë se disa nga simptomat që ka pasur këto 10 ditë ka qenë temperatura e lartë, dhimbje trupi dhe këputje. Bashkë me të e kanë kaluar edhe pjesëtarët e tjerët të familjes. Manjani deklaron me ironi se po i kursen qeverisë katër vaksina nga ato që nuk i ka gjetur akoma.

“Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prapë në negativitetin që na karakterizon. Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje. Ishim e gjithë familja njësoj.

Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjeksore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë… Unë jam dhe me “precedent” dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë…

Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam! U “vaksinuam” në mënyrë urbane me material bioligjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..!”, shkruan Manjani./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!