Ka kaluar shumë probleme, e ndoshta po arrin pjekurinë e duhur.
Stiven Shpendi është cilësuar prej disa vitesh si e ardhmja e sulmit të kombëtares shqiptare, e besohet tani që ka mbushur 22 vjeç, po e tregon potencialin e tij.
Sulmuesi i ri shënoi dy gola në Serinë B italiane, në një ndeshje të vështirë të Empolit të tij në fushën e Frozinones, skuadër që pretendon të ngjitet në Serinë A.
Shpendi ishte padyshim më i miri në fushë në stadiumin “Benito Stirpe”, duke kaluar dy herë toskanët në epërsi, edhe pse në fund vendasit arritën barazimin.
Sulmuesi u tregua shumë aktiv dhe jo vetëm që tundi dy herë rrjetën, por edhe ishte I rrezikshëm në disa raste të tjera, I palodhur deri në fund.
Stiven ka tani 9 rrjeta në Serinë B në 24 ndeshje të luajtura, duke qenë pranë podiumit në renditjen për Këpucën e Artë, edhe pse vendi I parë është larg.
Për momentin, ai ka parakaluar vëllain e tij binjak, Kristianin, që ka shënuar 8 gola për Çezenën.
Stiven Shpendi ishte I pari nga binjakët që shkëlqeu dhe u bashkua me Empolin në Serinë A, ku nuk arriti ta tregonte veten.
Pastaj, erdhi dëmtimi dhe një periudhë e vështirë, veçse po shihet se ky është sezoni I ringjalljes së karrierës.


