Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ylli kuq në kollaren e Ramës? Kujtim Gjuzi: Ylli na mori frymën, yll i Beogradit

schedule18:10 - 20 Tetor, 2020

schedule 18:10 - 20 Tetor, 2020

Në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi, miqtë e sotëm ishin deputeti Kujtim Gjuzi dhe modelja apo ashtu sikurse të gjithë e njohin juristja seksi, Redona Koçi.

Provokimet ishte tema e bisedës, dhe të dy janë personazhe të cilët në daljet e tyre publike, qoftë në media apo në rrjetet sociale bëjnë zhurmë.

Gjuzi këtë e bërë që në fillim të intervistës ku drejtpërdrejtë ngacmon kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Ca të tjerë provokojnë edhe me yllin e kuq, sic ishte ky rasti I kryemistrit. Nëse do të ishte një yll siç e ka vendosur njëherë tjetër I bardhë, nuk do të thonim gjë, por mesa duket Edi Rama me yllin e kuq të Beogradit, vazhdon të ketë lidhje që nuk mund t’I zhbëjë dot. Herë pas here jep edhe sinjale përmes veshjes”.

Ndër të tjera Gjuzi tha se ylli ka simbolikën e komunizmit që për 44 vite vendit tonë i ka marrë frymën.

“ Ylli për 44 vite, na ka marrë frymën” – shtoi Gjuzi.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka mënyrën më të keqe të të provokuarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!