Ylli i Tottenham Hotspur, Heung-min Son, ka nisur shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut. Sulmuesi 27 vjeçar i “Gjelave” u rikuperua nga një dëmtim i rëndë i pësuar shumë javë më parë, kreu dy javët e karantinimit dhe tani, ka një mision tjetër.
Për plot 3 javë, Son do të kryejë ushtrinë në Kore dhe nuk do të jenë seanca stërvitore. 27 vjeçari do të jetë i ekspozuar nga gazi lotsjellës, do të kryejë ngjitje të gjata në male dhe do të mësojë të gjuajë me armë.
Son nuk mund t’i shpëtonte shërbimit ushtarak, pasi çdo mashkull që mbush 28 vjeç në Kore, ka detyrim paraqitje për 21 muaj. Son do të kryejë vetëm tre javë, pasi fitoi medaljen e artë me kombëtaren e tij në Lojërat Aziatike të vitit 2018./abcnews.al