“Ylli” islandez drejt largimit, Presidenti i Genoa: Po punojmë për t’i gjetur klubin e duhur

schedule11:16 - 1 Maj, 2024

schedule 11:16 - 1 Maj, 2024

Mund të konsiderohet si një ndër zbulimet më të mëdha të sezonit. “Fantazisti” islandez, Albert Gudmundsson është padyshim “ylli” më i madh, që po shkëlqen te “Kuqeblutë” e Genoa, me 27-vjeçarin, që ka shkëlqyer këtë sezon duke arritur të shënojë plot 16 gola e të dhurojë 4 të tjerë, në 34 ndeshjet e zhvilluara, mes elitës italiane të Serie A e Coppa d’Italia.

Të tilla performanca e kanë vënë “yllin” skandinav në qendër të merkatos së verës, ku sipas raportimeve të mediave italiane, “Zikaltërit” janë shumë pranë transferimit të tij, pavarësisht se ky i fundit kërkon kalimin në Premier League. Megjithatë, ende nuk ka përfunduar gjithçka, ama gjithçka është e sigurtë se Gudmundsson në verë do të largohet edhe këtë e konfirmoi edhe Presidenti i klubit, Alberto Zangrillo.

“Gudmundsson ka shumë ambicie dhe ëndrra në këtë sport, të cilat ne nuk mund t’ia ushqejmë dot, ndaj duhet t’i plotësojmë dëshirën, për ta lënë t’i ndjekë ato diku tjetër. Ka oferta të shumta, por me këto merret drejtori sportiv. Mund t’u them se ne po punojmë për të gjetur një marrëveshje që do t’i kënaqë të gjithë palët e përfshira”,- u shpreh “numri 1” i “Kuqebluve”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!