Ylli i Shqipërisë me COVID-19, izolohet direkt ditën e ndeshjes

schedule12:29 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 12:29 - 13 Dhjetor, 2020

Armando Broja është lojtari i radhës që preket nga COVID-19. Sulmuesi i Vitesse humbet ndeshjen e sotme me Hereenven, pasi tamponi i radhës e ka nxjerrë pozitiv.

Broja po kalonte një formë të mirë dhe tashmë i duhet të izolohet dhe pasi të dalë negativ mund të bashkohet me skuadrën.

Nga lojtarët e kombëtares shqiptarë kanë rezultuar pozitivë disa lojtarë, duke nisur nga kapiteni Etrit Berisha që ende është i izoluar. Myrto Uzuni, Elseid Hysaj, Thomas Strakosha e Florian Kamberi janë disa prej lojatareve kuqezi që e kanë kaluar virusin famëkeq. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!