Ylli i ri shqiptar në superligën zvicerane/ Një ndër futbollistët më premtues nga Kosova në Europë

schedule12:13 - 22 Janar, 2024

schedule 12:13 - 22 Janar, 2024

Donat Rrudhani, 18-vjeçari është ylli më i ri shqiptar në superligën zvicerane. Në një intervistë në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC, ka treguar pasionin e tij për sportin dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit.

Donaldi u shpreh se nuk e kishte menduar se do të kishte arritur deri këtu në sport, pasi ka qenë i fokusuar më shumë tek studimet, por më pas është përfshirë në futboll në Francë.

“Kur isha 18 vjeç nuk e mendoja se do të isha sot këtu. Isha fokusuar vetëm tek shkolla. E gjitha kjo erdhi shumë shpejt. Kam nisur në Franca deri në moshën 18-vjeçare kam luajtur në Francë dhe pas moshës 18-vjeçare kam luajtur në Zvicër. Unë kam ndërprerë studimet në vitin e parë në Fakultetin e Ekonomisë”, ka treguar ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!