Italia është prekur nga COVID-19, teksa para udhëtimit në Lituani dolën katër pjesëtarë të stafit pozitivë. Më pas janë testuar edhe futbollistët dhe rezultoi me koronavirus edhe mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci.
Ai nuk është i vetmi, pasi sot është konfirmuar si i infektuar edhe ylli i PSG, Marco Verrati. Mesfushori ishte grumbulluar me Italinë për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Suite au dernier test PCR Sars-Cov2, Marco Verratti est confirmé positif. Il va donc respecter l’isolement et est soumis au protocole sanitaire approprié.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 2, 2021
Ky është një lajm i keq për trajnerin Mauricio Pochettino, pasi Verrati do të mungojë në ndeshje e kampionat kundër Lille nesër dhe në duelin e parë në çerekfinalen e Champions League kundër Bayern Munich. /abcnews.al