Ylli i Premier League, Wilfried Zaha, ka ndërruar agjent sot dhe sulmuesi i Crystal Palace do të përfaqësohet nga agjenti shumë i famshëm, Pini Zahavi. Zaha kërkon me doemos të largohet nga ekipi londinez dhe ndërrimi i agjentit e konfirmon këtë gjë.
Zaha u kërkua me ngulm në verë nga Arsenali dhe Everton, ekipe që ishin gati të ofronin deri në 60 milionë euro për shërbimet e tij. Megjithatë, Palace nuk pranoi dhe kërkonte minimalisht 80 milionë, shumë që u konsiderua absurde nga të dyja klubet.
Në fund, Arsenali siguroi shërbimet e Nicolas Pepe, ndërsa Everton bleu dy futbollistë, Alex Iwobi dhe Moise Kean. Zaha duket se do të lëvizë këtë merkato janari dhe Zahavi ka nisur menjëherë punën për t’i gjetur skuadër të re./abcnews.al