Ylli i njohur i rokut humb betejën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare

schedule21:58 - 6 Tetor, 2020

schedule 21:58 - 6 Tetor, 2020

Ylli i muzikës rock Eddie Van Halen ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Kitaristi dhe bashkëthemeluesi i grupit të njohur në vitet ’80, u nda nga jeta pasi humbi betejën me kancerin pas më shumë se një dekade.

Eddi kishte pasur një përkeqësim të shëndetit në 72 orët e fundit, pasi kanceri po i përhapej në disa pjesë të trupit.

Val Halen kishte thënë vazhdimisht se mendonte se u sëmur nga kanceri për shkak se mbante kitarën metalike në fyt por edhe sepse kishte qenë duhanpirës prej vitesh. /mv. abcnews.al