Milani merr një lajm të keq para ndeshjes së Europa League kundër Bodo/Glimt. Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe nuk mund të aktivizohet.
Sulmuesi suedez duhet të izolohet dhe të presë rezultatin e testit të dytë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. Më parë te Milani kishte dalë i infektuar mbrojtës Leo Duarte.
Official Statement ➡ https://t.co/6s6puMNaON
Comunicato Ufficiale➡ https://t.co/lCUUuh3eB9 #SempreMilan pic.twitter.com/FhVh2peffQ— AC Milan (@acmilan) September 24, 2020
Në kampin kuqezi më pas janë testuar të gjithë futbollistët dhe Ibra ka dalë pozitiv, gjë që konfirmohet edhe nga Milani. Suedezi dhe lojtarët e tjetër ishin testuar edhe më parë, sipas protokollit të UEFA-s, /abcnews.al