“Ylli” i Euro 2024, Cody Gakpo shpallet “më i miri” i sfidës Rumani-Holandë

schedule21:44 - 2 Korrik, 2024

schedule 21:44 - 2 Korrik, 2024

Ishte padyshim një sfidë e njëanshme, me “Tulipanët” holandezë, që kanë shkëlqyer në sfidën e 1/16-ve, të Euro 2024, duke mundur me rezultatin e thellë, 0 me 3, në “Allianz Arena”, përfaqësuesen e Rumanisë e duke arritur kështu të sigurojnë pjesëmarrjen në çerekfinalet e Kampionatit Evropian të futbollit.

Protagonist absolut në këtë sfidë mund të konsiderohet edhe “ylli” i sulmit të Liverpool, Cody Gakpo, me 25-vjeçarin, i cili shënoi dy gola në këtë sfidës, fillimisht në minutën e 20’-të, në mënyrë spektkolare, pas një shpërthimi në zonë e më pas një gol të anuluar, në minutën e 63’-të, pas një pozicioni jashtë loje, si dhe arriti të asistojë në golin e dyfishimi të shifrave, nga Donyell Malen.

Një performancë e tillë nuk mund t’i shpëtonte syrit të specialistëve të UEFA, të cilët kanë vendosur t’i japin “yllit” të Liverpool, çmimin e “Lojtarit të Ndeshje”, duke iu bashkuar kështu “yjeve”, si Granit Xhaka e Kevin De Bruyne, si të vetmit lojtar, që e kanë siguruar 2 herë deri më tani këtë vlerësim, por nuk mbaron me kaq, pasi Gakpo ka arritur të ngjitet edhe në krye të listës së golashënuesve, me plot 3 gola e 1 asistim, po aq sa Mikautadze i Gjeorgjisë së eliminuar dhe 1 asistim më shumë se Jamal Musiala. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!