Ylli Gramatiku, studenti 70-vjeçar flet për pasionin e tij për studimet dhe kujdesin me ushqimet

schedule08:40 - 19 Prill, 2024

schedule 08:40 - 19 Prill, 2024

Ylli Gramatiku 70 vjeç, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në Abc News ka folur për pasionin e tij për studimet. 70-vjeçari vijon studimet në Fakultetin e Bioteknologjisë.

“Jam i vëmendshëm, nuk është se fokusohem shumë. Por eksperienca më ndihmon. Njeriu duhet të jetë në shkollë gjithë jetën. Kam 30 vite që merrem me kuzhinë”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste ai ka treguar se jeton vetëm me fruta dhe perime. Ai ka bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e ujit. Ndërsa foli për agjërimin tha se konsumimi i frutave dhe dushi i ftohtë janë pjesë dhe ndihmojnë për një shëndet të mirë.

“Kur konsumon fruta ke super energji. Në rast se 30 % e ushqimit janë fruta, atëherë kjo ndihmon shumë në shëndetin e trupit”, është shprehur ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!