Pjesë e skeçit të kësaj jave me Parodistin e “Kosheres” është bërë këngëtari i muzikës popullore, Ylli Baka.
Ata kanë zhvilluar së bashku një dialog me nota humori, ku padyshim nuk kanë munguar këngët, të cilat në qendër kanë pasur cigaren.
Parodisti: Ta kishim pirë një cigare para?
Ylli Baka: Po mirë mo këtu e gjete ti për të pirë cigare? Nuk kishe mundësi në rrugë, apo ku të shkoje?
Parodisti: Nuk kisha me vete, po ma jep një ta ndez dhe fillojmë.
Ylli Baka: Bli një paketë o burri dheut, përditë këtë punë ke ti o vëlla./abcnews.al