Ylber Ramadani zyrtarisht lojtar i lirë, përshëndetet me Vejle BK

schedule19:58 - 23 Maj, 2021

schedule 19:58 - 23 Maj, 2021

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka dalë lojtar i lirë pas katër vitesh me Vejle BK në Danimarkë. Mesfushori u transferua nga Partizani, pasi spikati me trajnerin Adolfo Sormani, i cili më pas e mori me vete kur iu besua stoli i danezëve.

Me përfundimin e kontratës Ramadani ka menduar të nisë një tjetër aventurë dhe oferta nuk i mungojnë. Ai ka disa propozime, mes tyre edhe nga Turqia mëson Abcnews.al, por do të mendohet mirë para se të vendosë.

Sot ai është përshëndetur me Vejle dhe në rrjetet sociale shkruan: “Tifozët e mi të dashur të Vejle BK, është koha të largohem nga klubi dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve që keni qëndruar pranë mehe për këto 4 vjet, në ditë të mira dhe në ditë të këqija, në ulje dhe ngritje,  sepse kështu qëndruam të fortë së bashku. Ju jeni bërë pjesë e familjes time dhe keni një vend të veçantë në zemrën time.

 Jam shumë krenar që kam luajtur për Vejle Boldklub dhe që kemi bërë histori së bashku. Falënderime të veçanta për të gjithë lojtarët, trajnerët e mi, drejtuesit, të gjithë stafin e Vejle dhe miqtë e mi. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe çdo të mirë në jetë, qofshi të bekuar, shumë dashuri për të gjithë ju”. /abcnews.al