Yjet e Tiranës, menaxherë nga Belgjika i ndoqën kundër Skënderbeut

schedule10:31 - 11 Prill, 2022

schedule 10:31 - 11 Prill, 2022

Tirana pritet që në verë të shesë ndonjë prej lojtarëve që po spikatin këtë sezon në Abissnet Superiore.

Drejtori sportiv, Tefik Osmani, mbrëmë në emisionin “Zona Gol” në Supersport ka zbuluar se në Korçë kishte menaxherë nga Belgjika.

Ai nuk ka treguar më shumë detaje, mbi lojtarët që po vëzhgohen apo klubet që po tentojnë lojtarë te Tirana.

Gjithsesi ka lënë të kuptohet se ka interesim për portierin Bekaj dhe për sulmuesit Seferi e Xhixha. Mes të tjerash ka theksuar se do të ketë shitje lojtarësh veç pas kupave të Europës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!