Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Yjet e NBA shkëlqejnë në Europian/ Antetokounmpo mund i vetëm Italinë, Donçiç niset me rekord

schedule12:58 - 29 Gusht, 2025

schedule 12:58 - 29 Gusht, 2025

Konfirmime dhe supriza në ditën e dytë të kampionatit europian të basketbollit. Me Janis Antentokoumpo në versionin NBA, Greqia u nis me fitoren 75-66 kundër Italiasë.

Ylli i Milwaukee nuk kishte rivalë në parket. Ai shënoi 31 pikë, duke u bërë realizuesi më i mirë, ndërsa i shtoi paraqitjes së tij 7 topa të kapur në tabelë dhe 2 asist për shokët e skuadrës.

Me këtë paraqitje të Antentokoumpo dhe skuadra helene I dërgon një mesazh të gjithë favoritëve të tjerë.

Nuk zhgënjen edhe Franca, që në sfidën e saj të parë në Europianin e Basketbollit mundi me lehtësi Belgjikën me 28 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 64-92.

Megjithëse pas Ëmbanyama, francezët u mbështetën te lojtari tjetër i NBA, Bilal Kulibali. Basketbollisti i Washington Uizard ishte shënuesi më i mirë për skuadrën e tij me 12 pikë, ndërsa bëri gjithashtu një punë të mirë në mbrojtje.

Debutimin në këtë europian bëri dhe ylli tjetër i basketbollit, Luka Donçiç. Basketbollisti i Lakers shpërbleu pritshmëritë me paraqitjen personale, por tregoi se kombëtarja e Sllovenisë nuk është në nivelin e tij.

Donçiç vendosi rekordin e këtij turneu me 34 pikë, ndërsa sllovenët u dorëzuan në sfidën e parë, duke u mundur nga Polonia me rezultatin 105-95.

Surpriza e parë e madhe e “Eurobasket 2025” erdhi nga Spanja. Kombëtarja iberike u mund nga Gjeorgjia me shifrat 83-69. Gjeorgjianët që kanë fituar respekt në hierarkinë e basketbollit europian me lojtarë që luajnë në NBA si Mamukelashvili me San Antonio apo Bitadze me Orlando I kanë treguar të gjithë rivalëve se nuk do ta kenë aspak të lehtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!