Presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Tibet që kur është në krye të Republikës Popullore. Ai konfirmoi kontrollin e Pekinit në rajonin në të cilin përforcimi ushtarak dhe politikat e asimilimit kanë shkaktuar kritika ndërkombëtare.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xi mbërriti të enjten në Lhasa ndërsa televizioni shtetëror kinez raportoi inspektimin e hekurudhës Sçuan – Tibet. Në pamjet e publikuara vetëm të premten, Xi duke zbritur nga avioni, përshëndeti turmën e njerëzve me kostume etnike dhe me flamuj kinez./abcnews.al