Presidenti kinez, Xi Jinping, ka biseduar në telefon me princin e kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, për të diskutuar një mori çështjesh, përfshirë ofrimin e përkrahjes së tij për diskutimet mes Arabisë Saudite dhe Iranit, ka raportuar media shtetërore.
Xi ka thënë se shpreson që të dyja palët do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre në bazë të rezultatit të dialogut, sipas transmetuesit shtetëror, shkruan REL.
Lideri kinez së fundi ka ndërmjetësuar një marrëveshje të papritur në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite – dy rivalëve në Lindjen e Mesme – për rinovim të lidhjeve diplomatike.
Marrëveshja midis Iranit dhe Arabisë Saudite nxjerr në pah fokusin në rritje të Pekinit në Lindjen e Mesme, ku qëllim afatgjatë i politikës së jashtme të Xi-së është ta paraqesë lidershipin kinez si një alternativë ndaj Shteteve të Bashkuara.
Duke vazhduar promovimin e lidhjeve Kinë-Arabi Saudite, Xi ka thënë se të dyja shtetet do ta mbështesin fuqishëm njëra-tjetrën dhe do t’i respektojnë interesat e dy palëve./abcnews.al