Xi Jinping: “Hong Kongu është ngritur nga hiri”

schedule08:47 - 1 Korrik, 2022

schedule 08:47 - 1 Korrik, 2022

Presidenti kinez, Xi Jinping, mbërriti në Hong Kong në 25-vjetorin e kthimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin e Pekinit. Kjo është vizita e tij e parë jashtë Kinës kontinentale që nga fillimi i pandemisë, gati dy vite e gjysmë më parë, shkruan Reuters.

Ai tha se Hong Kongu ishte “ngritur nga hiri” pas një sërë sfidash. Kina mori kontrollin mbi territorin pas protestave pro-demokracisë në 2019-2020 dhe është akuzuar nga kritikët për shtypjen e lirive të Hong Kongu-t.

“Në të kaluarën Hong Kongu u ka rezistuar provave të rënda, duke kapërcyer sfidat një nga një”, tha ai në një fjalim të shkurtër, ndoshta duke iu referuar protestave masive tre vite më parë.

Gjithashtu shtoi se “një vend, dy sisteme”, modeli i qeverisjes i rënë dakord për 50 vite në dorëzim, “mund të sigurojë prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Hong Kongu-t”.

Sipas marrëveshjes, qendra ndërkombëtare e biznesit iu lejua të ruante një shkallë autonomie dhe lirie që nuk shihet në pjesën tjetër të Kinës. Siguria është e rreptë rreth qendrës së kongresit që po pret ngjarje zyrtare për përvjetorin, me rrugë të mbyllura dhe një zonë ndalim-fluturimi sipër.

Nuk janë bërë publike detajet e itinerarit të presidentit gjatë vizitës dyditore. Raportet thonë se ai po qëndron natën, në qytetin e afërt të Shenzhen. Xi nuk është larguar nga Kina kontinentale që kur mbylli kufijtë e saj në fillim të vitit 2020 pas shpërthimit të koronavirusit.

Ai pritet të kthehet në qytet të premten për të mbikëqyrur inaugurimin e udhëheqësit të ri. Ardhja e tij ka qenë aq e fshehtë sa disa politikanë pro Pekinit u ankuan në emisionet e radiove lokale se kishin humbur mundësinë për të karantinuar dhe nuk ishin në gjendje ta takonin liderin e vendit.

Para dorëzimit, Kina premtoi të mbronte liritë demokratike për 50 vite në rajonin e posaçëm administrative. Qeveria në Pekin mund të vërë veton ndaj ndryshimeve në sistemin politik dhe forcat pro-demokracisë janë frustruar nga ajo që ata e shohin si ritmi i ngadaltë i reformës politike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!