Presidenti kinez Xi Jinping do të bëjë një vizitë zyrtare në Francë më 6 dhe 7 maj për të diskutuar kryesisht luftën në Ukrainë me Emmanuel Macron.
“Kjo vizitë zhvillohet me rastin e 60 viteve të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe vjen pas vizitës së Presidentit të Republikës në Pekin dhe Guangzhou (Kanton) në prill të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e presidencës franceze.
Ky është fillimi i turneut të parë europian të presidentit kinez në Europë pas pandemisë Covid-19.
“Diskutimet do të përqëndrohen në krizat ndërkombëtare, kryesisht luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme, mbi çështjet tregtare, bashkëpunimin shkencor, kulturor dhe sportiv si dhe veprimet e përbashkëta përballë çështjeve ndërkombëtare, kryesisht ndryshimet klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe situatës ekonomike të vendeve më të cenueshme”, shtoi presidenca franceze.
Presidenti kinez do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga 5 deri më 10 maj, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.
“Kina pret të punojë me Francën për të forcuar më tej politikën e besimit të ndërsjellë, solidaritetit dhe bashkëpunimit”, tha Lin Jian, një zëdhënës i qeverisë.
/abcnews.al
Ai shtoi se Xi do të zhvillojë bisedime me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe për të diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-Serbi.