Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron diskutuan për luftën në Gaza gjatë një bisede telefonike dhe ranë dakord “për të shmangur një krizë më serioze humanitare”.
Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, “dy krerët e shteteve shkëmbyen mendime mbi konfliktin izraelito-palestinez dhe të dy besojnë se prioriteti kryesor është shmangia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës midis Palestinës dhe Izraelit, veçanërisht për të shmangur një katastrofë humanitare, shkruan Al Jazeera.
Xi Jinping dhe Macron ranë dakord të mbanin komunikime të vazhdueshme për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale dhe se një “zgjidhje me dy shtete” është mënyra themelore” për të zgjidhur konfliktin.
Biseda vjen disa ditë përpara se një delegacion që përfshin Ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna dhe diplomatë nga Autoriteti Palestinez, Indonezia, Egjipti, Arabia Saudite dhe Jordania të takohen në Pekin për bisedime që synojnë një “de-përshkallëzimin” në Gaza./abcnews.al