Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se dëshiron që shteti i tij të “zgjerojë rrethin e miqve”, duke reformuar imazhin e shtetit.
Ai ka thënë para zyrtarëve të lartë të Partisë Komuniste se është e rëndësishme që të prezantojë një imazh “të Kinës kredibile, të dashur dhe të respektuar”, sipas agjencisë së lajmeve shtetërore Xinhua.
Kjo deklaratë përbën ndryshim në qasjen diplomatike të Kinës, e cila sipas analistëve është bërë tejet antagoniste.
Kina është përballur me kritika në fushën e të drejtave të njeriut, për abuzimet ndaj minoritetit ujgur, si dhe për shtypje të protestave pro-demokracisë në Hong Kong.
Ky shtet së fundmi ka dënuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të hetuar nëse koronavirusi ka dalë nga një laborator kinez, si dhe ka akuzuar amerikanët për “manipulim politik”.
Xi po ashtu e ka bërë të qartë se organizatatat për propagandë të partisë, duhet ta bëjnë të qartë se Pekini nuk dëshiron asgjë përveç lumturisë së popullit kinez.
Xi ka fituar pozitën e presidentit të Kinës më 2012, duke e shtyrë këtë shtet në drejtim të rritjes së autoritarizmit./REL