Xhuvanit i jepet lamtumira e fundit, gazetari: Nga të bardhë, PD mori furgonë gri

schedule19:33 - 22 Prill, 2021

schedule 19:33 - 22 Prill, 2021

Pjerin Xhuvani është përcjellë për në banesën e fundit pasditen e sotme. Me dhimbje dhe lot familjarët, miqtë dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit mjekut të njohur, që disa vite më parë u bë pjesë e politikës, e cila i mori jetën ditën e djeshme pas përplasjes në lagjen “5 Maji”.

Por si është gjendja e të plagosurve?

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se dhëndri i Xhuvanit, Eltjon Bodinaku ndodhet në reanimacion te reparti i Kirurgjisë. Mjeku Nikollaq Thana i tha ABC-së se gjendja e Bodinakut është e qëndrueshme, por është ende në terapi intensive.

Efektivja e policisë Xhensila Sota pritet që nesër të lerë spitalin, pasi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Efektivja mori një plumb në këmbë në tentativë për të parandaluar ngjarjen kriminale.

Por cfarë po ndodh në kampin e PD-së?

Tre furgonë me logon e PD-së që qarkullonin në Elbasan janë sekuestruar pas ngjarjes së djeshme. Ndërkohë që Aldo Kozarja raportoi se PD nga furgonë të bardhë, që kishte për të qarkulluar në rrugët e qytetit për të mbrojtur votën tashmë ka marrë disa të tjerë gri.

Por si ndodhi ekzekutimi në Elbasan?

Mesditën e djeshme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Në përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.

Ndërkohë që nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë ku socialistët po shpërndanin lekë për zgjedhjet. / db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!