“Xhuli personifikohet me pikturën shqiptare”, Hoxha: Shoqëria jonë është ende konservatore, s’e pranon lehtë nudon

schedule11:00 - 29 Maj, 2024

schedule 11:00 - 29 Maj, 2024

Ermir Hoxha, studiues i artit pamor, pedagog, rrëfen në ‘Pas Mesnatë’ rëndësinë e modelit për formimin e studentëve të pikturës.

“Modeli është një nga gjërat më të rëndësishme të pikturës. Gjithmonë ishte figura e njeriut e para. Në këtë kuptim edhe modelja është shumë e rëndëishme për formimin e një modeli sot. Studenti duhet të mësojë jo vetëm formën, ngjyrat por edhe universin njerëzor. Ky është funksioni i parë i një modeleje të qëndrojë në hapsirë e vendosur aty bashkë me disa sfonde objekte për të komunikuar dhe një student duhet ta vërejë, duhet të mundohet të zhbirilojë botën e saj, hallet, gëzimet, identitetin e saj dhe të gjitha këto t’i pasqyrojë në një vepër arti.

Është pjesë e një procesi që ka lindur në gjenezat e njerëzimit. I veshur apo i veshur për ne është thjesht model i formimit akademik. Lënda e nudos ashtu si atelieri janë dy lëndë që ndërtojnë një artist të mirë dhe kjo është diçka që ka ekzistuar që kur u shpikën ato që quhen akademi klasike arti.” thotë ai, ndërsa shton se sot në Fakultetin e arteve Xhulia është një modele, model.

“Që në momentin kur ajo futet në shkollë është përgatitur është futur në personazh, vjen me veshjen e vet, e ndërron kur mendon se ka arritur pika për t’u ndërruar, na e bën punën e thjeshtë sa duket se është një modele e lindur për këtë gjë. Ajo identifikohet me këtë profesion. Këtë element doja ta ngrija si element qëndror në ekspozitë, doja që kësaj modeleje 24 karat t’i dedikoja një hapsirë elitare në ekspozitë.” vijon Hoxha.

“Shoqëria shqiptare mbetet sërish një shoqëri konservatore, nuk është se ndryshoi papritur këto vitet e fundit. Ka modele që kanë turp të tregojnë se janë pjesë e nudos. Por e gjitha është një eksperiencë që konsumohet aty. Më kujtohet vetë kur isha student, dukej se ishe futur në një shkollë të cmendurish. Impaktin e parë me një imazh të zhveshur e mbaj mend si dicka shokuese, vija nga një shkollë e mesme, nuk kisha bërë lice. Përballja me modelin ishte për herë të parë, kur një grua zhvishej përpara meje. Ti je me zemrën që të rreh, dorën që të dridhet, je totalisht një qënie përballë një tjetre në një raport që nuk e njihje më parë, por mësohesh shumë shpejt”- thekson ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!