Xhudo është një ndër sportet më të bukura, por si çdo sport tjetër kërkon sakrificë që do të thotë se stërvitjet nisin në moshë të vogël. Shqipëria ka tashmë një kamopione në moshë fare të vogël. Bëhet fjalë për Tuana Çullhaj. 8 vjeçarja është fituese e kupës së Shqipërisë në xhudo për moshat. Tuana nuk është kampionia e parë në familjen Çullhaj. Xhaxhai i saj, Indrit Çullhaj është prej vitesh kampion i Shqipërisë në xhudo.
Kampionia: Unë stërvitem me profesorin tim.
Gazetarja Vasku: Çfarë e ke ti profesorin?
Kampionia: Xhaxha. Më thotë të punoj shumë që të bëhem kampione.
Tuana është një ndër talented e shkollës 9 vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë. Ajo ka marrë gjithashtu medalje ndërkombëtare, në Greqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Angli. Është ende e vogël, por ëndrrat i ka të mëdha.
“Sporti më pëlqen shumë, dua të bëhem kampione e madhe.”, shprehet ajo.
Xhudo është një sport që kërkon forcë fizike, ndaj për këtë Tuana ka nisur të stërvitet kur ishte vetëm 3 vjeçe.
“Teknika ime e preferuar është osotogari, është shumë e thjeshtë, më pelqen kur e provoj dhe është shumë e bukur.”, tha Tuana.
Qëllimi i saj është që të fitojë çdo sfidë.
“E dija që do fitoja, e ndjej veten qe jam mirë sepse bëj shumë stërvitje.”
Xhudo luftarak dhe dinamik, konsiderohet si sport i shëndetshëm. Sporti me origjinë japoneze është një ndër më të përzgjedhurit për prindërit për të aktivizuar fëmijët e tyre. Përveç zhvillimit të aftësive fizike, fëmijët që aplikojnë xhudo përfitojnë shumë më tepër se kaq. Ata mësojnë këmbënguljen për të arritur atë që duan, si të kontrollojnë emocionet dhe impulset./abcnews.al


