Për herë të parë/ Xhudistët shqiptarë kthehen me 2 medalje nga Kampionati Europian i Veteranëve

schedule08:40 - 21 Tetor, 2024

schedule 08:40 - 21 Tetor, 2024

Ekipi kombëtar i veteranëve mori pjesë në Kupën Evropiane të zhvilluar në Kroaci, ku dy sportistët Drini Shkreta dhe Ilir Tafa arritën të hyjnë në zonën e medaljes duke dhuruar ndeshje të nivelit të lartë sportiv.

Ata ishin të ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” bashkë me trajnerin Shkurt Cullhaj, të cilët vlerësuan se është historike për Shqipërinë pasi nuk ka shumë veteranë që merren me këtë sport.

Sipas trajnerit, ky është një test i mirë pasi në Nëntor do të marrin pjesë në kampionatin botëror që do të mbahet në Las Vegas të SHBA. Megjithatë, ai shtoi se është një konkurrencë shumë e madhe.

“Jemi 7. Jam unë si trajner. Do të garojë Iliri, Drini me pesha të ndara por konkurrenca është shumë e madhe. Janë regjistruar deri më tani 1500 persona.”, u shpreh trajneri./abcnews.al