Zinedine Zidane ka një kontingjent të pasur lojtarësh dhe drejtuesit e klubit po punojnë prej kohësh në dalje. Disa lojtarë po shiten e të tjerë po huazohen në skuadra të ndryshme.
Emri i fundit që pritet të mbyllë aventurën me “Los Blancos” është Nacho Fernandez. 30-vjeçari është një “xhol” i mbrojtjes, pasi aktivizohet në qendër dhe në dy krahët e këtij reparti.
Zidane s’e sheh spanjollin si titullar dhe ky i fundit po sheh për një alternativë tjetër. Mundo Deportivo raporton se e ardhmja e lojtarit që numëron një gol në 22 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren iberike, pritet të jetë Serie A.
Nacho pëlqehet nga Milani, Roma dhe Napoli. Agjenti i tij, i njëjti që ka edhe Alvaro Morata, është përqendruar në Itali dhe po tenton arritjen e akordit me një nga këto klube. /abcnews.al